Presidentja Gordana Siljanovska Davkova nga sot qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.

Siljanovska Davkova do të pritet nesër në Lubjanë me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.

Është parashikuar që presidentet të zhvillojnë takim kokë më kokë, e më pas do të mbahet një takim plenar i delegacioneve maqedonase dhe sllovene.

Siljanovska Davkova do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit shtetëror të Republikës së Sllovenisë, Zoran Stevanoviq.

Në kuadër të vizitës së saj në Slloveni, presidentja Siljanovska Davkova do të vendosë një kurorë me lule në Monumentin e viktimave të të gjitha luftërave dhe viktimave të lidhura me luftat.

Presidentja maqedonase sot do të vizitojë Kishën Ortodokse Maqedonase “Shën Klimenti i Ohrit ” në Lubjanë dhe do të takohet me anëtarët e Unionit të Shoqatave kulturore maqedonase dhe bordeve të kishave.

Ajo do të takohet gjithashtu me emigrantë maqedonas që punojnë në fushat e shkencës, kulturës dhe mjekësisë.

Presidentja Siljanovska Davkova sot do të zhvillojë një takim me anëtarët e Klubit të biznesit maqedono-slloven, ndërsa në Kranj do të vizitojë Shoqërinë kulturore maqedonase.

Të martën, presidentja Siljanovska Davkova do të mbajë një ligjëratë në Fakultetin Juridik në Lubjanë me temën: “Transformimet Kushtetuese në Rrugën drejt BE-së: Reforma apo Inxhinieri Kushtetuese?

The post Presidentja e vendit për vizitë zyrtare në Republikën e Sllovenisë appeared first on Alsat.