Sezoni ende nuk ka përfunduar, por merkatoja tashmë është ndezur, sidomos në Itali. “Mbretërit e merkatos” po bëjnë llogaritë për sezonin e ardhshëm. Te Juventusi ka shqetësim për financat në rast se skuadra nuk kualifikohet në Champions League. Aktualisht bardhezinjtë janë në vendin e katërt, me një pikë avantazh ndaj Romës, teksa kanë mbetur tri ndeshje për t’u luajtur. Nëse mbeten jashtë Champions-it, asnjë lojtar nuk është i paprekshëm, as Kenan Yildiz.

Megjithatë, “Gazzetta dello Sport” raporton një tjetër skenar, duke e lidhur turkun me Real Madridin: “Nuk përbën sekret që Kenan është djali i dëshirave të presidentit të Real Madridit, Florentino Pérez”. E njëjta media thekson se Real Madridi kërkon të rikthehet me ambicie të mëdha pas dështimit në La Liga-s dhe eliminimit të hershëm në Ligën e Kampionëve.

Yildiz ka bërë një sezon të fortë me Juventusin; 11 gola dhe 10 asistime në 45 ndeshje, por luan në të njëjtën zonë si Vinicius dhe Mbappé, në krahun e majtë të sulmit. Ai njeh mirë Arda Güler, me të cilin ka luajtur 33 ndeshje për Turqinë, duke regjistruar së bashku gola dhe asistime të rëndësishme në kombëtare.

The post Prestigjiozja italiane: Kenan Yildiz është djali i dëshirave të Florentino Pérez appeared first on Telesport.