Ministria e  Punëve të Brenshme njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 11 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”. Prej tyre, tetë shoferë kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, nga të cilët njëri ishte i mitur.
“Dy shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, me ç’rast njëri prej tyre ka shkaktuar aksident rrugor, ndërsa një shofer ka drejtuar automjetin edhe pse kishte ndalim aktiv për drejtimin e automjetit motorik.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime përkatëse penale”, njoftoi MPB.

The post Privohen nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit appeared first on Alsat.