Pavarësisht një kontrate me Barcelona-n deri në vitin 2030 për mbrojtësin e gjithanshëm, i cili mund të luajë si mbrojtës i djathtë ose në qendër, Jules Koundè mund të largohet këtë verë, pasi francezi është shënjestruar nga të paktën dy klube të mëdha europiane.

Në javët e fundit, është folur për interes nga Chelsea, i cili megjithatë nuk është konfirmuar, por tani Bayern Munich dhe, mbi të gjitha, Arsenal thuhet se janë të interesuar për lojtarin francez.

Siç raportohet nga Sport, Topçinjtë thuhet se kanë trokitur në derën e klubit katalanas për të pyetur për Koundè dhe për të tentuar të hapin negociatat. Trajneri Arteta është shumë i interesuar për francezin, i cili thuhet se i ka kërkuar klubit të përpiqet ta marrë atë në Londër.

Megjithatë, francezi duket i vendosur të mos largohet nga Barcelona. Përpara se të nisej për në Kupën e Botës në Amerikën e Veriut, lojtari kishte folur me shtypin për të ardhmen e tij:

“A jam 100% besnik ndaj Barçës? Kam një kontratë që skadon në vitin 2030; kjo është mjaft e qartë në mendjen time. Jam te Barcelona dhe shpresoj të qëndroj këtu sezonin e ardhshëm”.

The post Probleme për Flick, Arsenal dhe Bayern vihen në lëvizje për yllin e Barcelona-s appeared first on Telesport.