Një botim i ri me titull: “Arkitektura e bindjes: Komunikimi politik nga Agora te demokracia digjitale” i Prof. dr. Demush Bajramit, dedikuar komunikimit politik në epokën digjitale është tashmë në qarkullim, duke synuar të ndihmojë lexuesit ta kuptojnë më mirë botën komplekse të informacionit dhe mediave të reja.
Libri eksploron transformimin e sferës publike, ndikimin e rrjeteve sociale dhe sfidat që burojnë nga dezinformimi dhe lajmet e rreme (“fake news”), duke ofruar një kombinim të analizës teorike dhe reflektimit kritik. Në fokus është roli i qytetarit si aktor aktiv në ndërtimin e diskursit publik.
Recensuesit Prof. dr. Zamir Dika dhe Prof. dr. Bujar Hoxha, e cilësojnë librin si një kontribut të vlefshëm për studentët dhe profesionistët e fushës.
Redaktori Dr.sc. Admir Qose ka siguruar një strukturë të qartë dhe të qasshme për lexuesin.
Ky libër synon të shërbejë si një udhërrëfyes praktik dhe intelektual për këdo që kërkon të kuptojë dhe të navigojë në realitetin e ri komunikues të shekullit XXI. Botimi është realizuar nga Universiteti i Evropës Jugliundore.
The post Prof. dr. Demush Bajramit sjell librin “Arkitektura e bindjes: Komunikimi politik nga Agora te demokracia digjitale” appeared first on Alsat.
