Studentët erdhën të parët! Pas tyre edhe qytetarë të cilët u tubuan tek Ura e Gurit në Shkup. Me flamuj kombëtarë shqiptar dhe pankarta në duar ata kërkojnë që gjuha shqipe amtare të respektohet sipas ligjit.

Nga qytete tjera protestuesit erdhën në formë të organizuar. Ndonëse me vonesë arritën të vijnë në protestën studentore, të cilët kërkojnë zbatimin e gjuhësh shqipe në të gjitha institucionet e vendit.

Kjo studente thotë se hasin në vështirësi në jetën e përditshme për cenimin e të drejtës së gjuhës së folur dhe të shkruar amtare. Protesta, e dytë që u mbajt sot pati jehonë edhe më gjithëpërfshirëse.

Protestës iu bashkëngjiten edhe studentë nga Tirana dhe Prishtina. Ndonëse grupi nga Shqipëria dhe Kosova hasën në vonesa të shumta shkaku i rënies së sistemit kufitar nëpër pikat hyrëse, pastaj edhe në pikat pagesore, ata sërish arritën tu bashkëngjitën protestës, marshimi i së cilës nisi ne një orë vonesë.

Nga ura e Gurit, marshi vazhdoi përmes sheshit qendror të kryeqytetit për të arritur para Ministrisë së Drejtësisë ku edhe u mbajtën fjalimet kryesore të organizatorëve. Ata kërkuan dorëheqjen e Ministrit Filkov, i cili thotë se provimi i jurisprudencës nuk duhet dhënë në gjuhën shqipe.

Organizatorët i nisën porosi dhe krerëve të ekzekutivit, duke iu bërë thirrje që të aprovojnë kërkesat e studentëve dhe të zbatojnë gjuhën shqipe. Ata thanë se do të ketë sërish një protestë edhe më të madhe në të ardhmen.