Bradley Barcola vazhdon të jetë në listën e largimeve të PSG. Sulmuesi francez nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Luis Enrique dhe klubi synon ta shesë gjatë kësaj merkatoje verore.

Interes për të kanë shfaqur disa skuadra, veçanërisht nga Premier League. Arsenal dhe Liverpool po e ndjekin nga afër situatën, pasi kërkojnë përforcime cilësore për të luftuar sezonin e ardhshëm për titullin në Angli dhe triumfin në Champions League.

Megjithatë, PSG nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë 22-vjeçarin. Sipas “The Times”, kampionët e Francës janë të gatshëm ta shesin përfundimisht dhe kanë vendosur një çmim shumë të lartë: 145 milionë paund.

Barcola konsiderohet një profil me cilësi të larta dhe perspektivë të madhe, por shuma e kërkuar nga PSG pritet ta bëjë shumë të vështirë realizimin e transferimit, edhe për klube me fuqi të mëdha financiare si Arsenal dhe Liverpool.

The post PSG i vendos Barcola çmim marramendës për shitje, Arsenali dhe Liverpool-i në pritje appeared first on Telesport.