PSG ka marrë një tjetër rezultat zhgënjyes pas humbjes së pësuar në Champions League kundër Bayern-it në mesjavë.
Kampionët në fuqi të Francës, në fakt, nuk kanë shkuar më larg se një barazim 1-1 kundër Nantes në shtëpi.
Lojtarëve të Luis Enrique u kanë mjaftuat 2 minuta për të kaluar në avantazh me Hakimi-n, por miqtë janë kundërpërgjigjur në minutën e 38-të me Abline.
PSG kryeson renditjen e kampionatit francez me 7 pikë avantazh ndaj Monaco-s, por kjo e fundit mund ta ngushtojë diferencën në katër pikë me një fitore ndaj Marseille këtë të diel.
The post PSG “ngec” edhe në Ligue 1, ndalet në shtëpi nga Nantes appeared first on Telesport.

