Paris Saint-Germain po përgatit një ofertë të bujshme për talentin e Barcelonës, Gavi.

Le10Sport raporton se klubi parisien ka gati 80 milionë euro për mesfushorin spanjoll, nëse roli i tij te Barcelona dobësohet nën drejtimin e trajnerit Hansi Flick.

Trajneri Luis Enrique ka lidhje direkte me mesfushorin dhe ka biseduar dy herë me të, edhe pse deri tani Gavi nuk ka dhënë asnjë përgjigje.

Barcelona e konsideron figurë kyçe Gavin, por planet për merkaton e verës mund ta detyrojnë klubin të bëjë disa lëshime, për të arritur te disa lojtarë në role të tjera, si për shembull qendësulmues.

The post PSG ofron 80 mln euro për lojtarin e Barcelonës, Enrique ka lidhje direkte me të appeared first on Telesport.