Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të pazakontë në Fushë Kosovë, ku një pronar firme ka njoftuar se punëtori i tij, i dyshuari mashkull kosovar, kishte marrë veturën e punës së bashku me mjete punë në vlerë rreth 9500 euro dhe e kishte shitur.
Rasti ka ndodhur më12 korrik, ndërsa nga Policia e Kosovës është cilësuar si keqpërdorim i besimit.
“Fushë Kosovë 12.07.2024 – 19:30. Viktima mashkull kosovar, pronar i një firme private, ka njoftuar policinë se punëtori i tij i dyshuari mashkull kosovar, kishte marrë veturën e punës së bashku me mjete pune në vlerë rreth 9500 € dhe e kishte shitur”, thuhet në raport.
Më datë 31.07.2024 është arrestuar i dyshuari, ndërsa vetura pa mjete pune i është kthyer pronarit.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.