Në përputhje me aktivitetet e planifikuara të zhvillimit të kompanisë sonë, Ramstore Maqedoni SHPK, ju informojmë se po fillojmë zbatimin e një projekti për ndërtimin e një ndërtese të re afariste – banesore në parkingun e Ramstore Mall, e cila do të përfshijë edhe tre nivele nëntokësore të destinuara për hapësirë parkimi.
Gjatë zbatimit të aktiviteteve të ndërtimit, qasja në qendrën tregtare do të mundësohet dhe organizohet plotësisht në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë dhe funksionimit. Vizitorët do të jenë në gjendje të përdorin lirisht hyrjet ekzistuese në Ramstore Mall, të cilat do të shënohen me sinjalistikë të përshtatshme për qasje dhe siguri, dhe qasje të rregulluar në zonën për në dhe përreth vendit të ndërtimit.
Projekti po zbatohet në përputhje me rregulloret urbane dhe teknike në fuqi, me fokus të veçantë në sigurinë dhe funksionalitetin dhe minimizimin e ndikimit në funksionimin e përditshëm të ndërtesave fqinje afariste dhe tregtare.
Falënderojmë qytetarët, vizitorët dhe partnerët afartist për mirëkuptimin dhe besimin e tyre gjatë zbatimit të projektit.
Supermarketi Ramstore, Qendra Tregtare Ramstore dhe të gjitha përmbajtjet e saj mbeten të hapura dhe në dispozicion për vizitorët dhe konsumatorët tanë sipas orarit të rregullt të punës.
The post Qasje e sigurt dhe e organizuar në Ramstore Mall gjatë zbatimit të projektit të ri të ndërtimit appeared first on Alsat.
