Qeveria ka vendosur të zgjasë masën për uljen e akcizës për derivatet e naftës deri më 4 maj, në kuadër të përballjes me rritjen e çmimeve dhe ndikimin e krizave globale në tregun vendor.

Sipas vendimit, vazhdon ulja e akcizës për naftën me 4 denarë për litër dhe për benzinat me 2 denarë për litër. Qeveria pret që edhe Komisioni Rregullator i Energjetikës të sjellë vendim për ulje shtesë mesatare prej rreth 1.5 denarësh për litër.

Nga Qeveria thonë se me këto masa synohet ulja e kostos së jetesës dhe zbutja e presioneve inflacioniste, duke shtuar se do të vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe të ndërhyjnë sipas nevojës.