Adrien Rabiot foli pas humbjes së Milanit ndaj Napolit në gjysmëfinalen e Superkupës në Riad: “Duhet të rikthejmë pak kompaktësinë, sepse ishim të brishtë në mbrojtje dhe pak konkretë në rastet që patëm. Mund të luftonim për një trofe dhe e di sa shumë vlen një trofe në karrierë, por nuk duhet të humbasim besimin”.

Mesfushori francez kritikoi edhe arbitrimin: “Arbitri mund të bënte shumë më mirë. Jo vetëm këtë mbrëmje, por në përgjithësi prej shumë ndeshjesh shihet se arbitrat nuk po bëjnë mirë. Jo vetëm me Milanin, por në përgjithësi”.

 

The post Rabiot: Ishim të brishtë në mbrojtje, humbëm mundësinë e ngritjes së një trofeu appeared first on Telesport.