Ivan Rakitić, ish-mesfushori i Barcelonës dhe Sevilla, foli para sfidës ndaj Atlético Madridit: “Këto janë ndeshje speciale, përgatiten në çdo detaj. Këshilla ime për Yamal? Mos harro të argëtohesh dhe të jesh i lumtur, edhe pse ke shumë presion”.
Duke kujtuar përmbysjen ndaj PSG: “Ishte emocion i pashpjegueshëm, unik. Do të doja më shumë mbrëmje të tilla futbolli”.
Ai mbrojti Lamine Yamal: “Që nga debutimi ka pasur rritjen progresive. Përflitet shumë, por e rëndësishme është çfarë bën në fushë dhe ai po përgjigjet mirë”.
Rakitic shtoi: “Do t’i bënte mirë një kapiten si Carles Puyol apo Xavi Hernández. Yamal bën diferencën…, duhet të vazhdojë ‘të vallëzojë’ në fushat e futbollit”.
The post Rakitic mbron Yamal: Duhet të vazhdojë “të vallëzojë” në fushat e futbollit appeared first on Telesport.
