Ivan Rakitic ka vetëm fjalë të mira për mikun dhe bashkëpatriotin e tij Luka Modric, i cili po shkëlqen me fanellën e Milanit në moshën 40-vjeçare.

Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, Rakitic ka zbuluar se ish-mesfushori i Real Madrid e zgjodhi Milanin vetëm prje Igli Tares.

“Kam folur dje me të. Luka është shumë i lumtur. Më ftoi ta vizitoj në Milano. Më tha se futbolli atje është ndryshe nga Spanja, por ndihet shkëlqyeshëm. Është i lumtur. Familja e tij po e shijon këtë kapitull të ri. Luka duhet ta falenderojë Igli Taren. Ai është njeriu që e solli në Milano. Mendoja se do të mbyllte karrierën te Real Madrid, por si mik, ta shoh te Milani më bën shumë të lumtur”.

“Ndër 10 më të mirët në histori? Nuk e di. Di se është më i miri në historinë e Kroacisë”.

The post Rakitic: Modric duhet të falenderojë Igli Taren, ai e solli në Milano appeared first on Telesport.