Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar rreth debatit lidhur me vendosjes e tarifës për hyrje në qendër të Prishtinës, për automjetet që nuk janë të regjistruara në Komunën e Prishtinës dhe që hyjnë në kryeqytetin e Kosovës.

Rama tha kjo është një ide për diskutim publik dhe jo një vendim i marrë.

Ai ndër tjerash ka thënë se tarifa mund të mos vendoset por ka paraqitur një kusht për qeverinë

“Prandaj, para se të flasim për tarifa apo alternativa të tjera, është e rëndësishme që qytetarët ta dinë se ekziston një zgjidhje shumë e thjeshtë: zhbllokimi i fondeve të BERZH-it dhe lejimi i realizimit të projektit të Unazës së Qytetit. Pra, nëse qeveria i zhbllokon fondet e BERZH-it për ndërtimin e Unazës së Qytetit, nuk do të ketë tarifa për askënd. Propozimi për tarifën e kongjestionit nuk ka për qëllim mbledhjen e të hyrave për hir të të hyrave. Ai është një mekanizëm alternativ që po shqyrtohet vetëm sepse zhvillimi i Prishtinës nuk mund të mbetet peng i bllokadave politike.”, ka shkruar ndër tjerash Rama./21Media