Blerant Ramadani nag ASH-Taravari tha se partnerët e koalicionit VLEN kanë qenë të informuar që nga tetori se ASH-ja në zgjedhjet lokale do të garojë me lista të veçanta për këshilltarë. Por a mund të ketë bashkëpunim me VLEN-in pas situatës së krijuar? Ramadani në Daily Click tha se Arben Fetai ka qenë në komunikim të përditshëm me kolegët e VLEN-it që janë në ekzekutiv dhe në mbledhjen e ardhshme të ASH-së, siç tha, do të bëhet e ditur nëse mudn të ketë bashkëpunim për kryetarët e komunave.

“Sa i përket zëvendëskryeministrit Arben Fetai, besoj që në mbledhjen e ardhshme do të na brifojë se si kanë shkuar komunikimet, pasi që edhe pozitën që e ka, është në komunikim të përditshëm me kolegët brenda VLEN-it që janë pjesë e ekzekutivit dhe do të shohim nëse ka ndonjë modus që përsëri mund të na ofrojë një përkrahje të ndërsjellët për kryetarë komunash pasi që për këshillin është çështje e mbyllur”, tha Ramadani.