Milan-i i Ruben Amorim ka fituar ndeshjen e dytë të kampionatit pasi ka mundur 2-0 Venezia-n në shtëpi.
Një fitore e siguruar në pjesën e dytë për kuqezinjtë pas një pjese të parë të mbyllur në barazim pa gola, me Goncalo Ramos që ka shpërdoruar disa raste të mira.
Portugezi i ka shlyer gabimet e pjesës së parë në minutën e 69-të, kur ka kaluar Milan-in në avantazh me një goditje të bukur diagonale.
Goli i qetësisë për kuqezinjtë ka ardhur në minutën e 89-të pas një autogoli të Halhal.
The post Ramos dhe një autogol qesharak, Milan-i mposht 2-0 Venezia-n (Video) appeared first on Telesport.
