Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, foli për situatën e klubit bardhezi dhe veçoi Edon Zhegrovën: “Gjithmonë kam qenë i dashuruar me Zhegrovën. Shpesh jam përballur me Spallettin për mënyrën e përdorimit të tij.
E njoh mirë trajnerin dhe e di që është një ‘çekiç’ i vërtetë me lojtarët e tij, në kuptimin pozitiv. Megjithatë, ky është një lojtar që në momente të caktuara duhet lënë më i qetë. Ka një cilësi të jashtëzakonshme dhe forcë që duhet t’i bëjë të gjithë t’ia falin kur, herë pas here, gabon ose nuk angazhohet sa duhet në fazën mbrojtëse”.
Për Zhegrovën shtoi: “Nëse humbet disa topa, është sepse rrezikon vazhdimisht me veprimin individual. Ai dëshiron të jetë vendimtar. Në Serie A shoh shumë lojtarë që marrin topin dhe e luajnë pas. Kështu mund të luaja edhe unë në moshën 58-vjeçare…”.
Për Kolo Muani dhe Alajbegovic tha: “Jam i bindur se Kolo Muanit i mjafton të zhbllokohet që të ndodhë ai ‘klik’, i cili mund ta çojë drejt një sezoni si protagonist absolut. Alajbegovic mund të bëhet lider, sepse luan me guxim dhe pa frikë”.
The post Ravanelli: E dua Zhegrovën. Spalletti është si ‘çekiç’, por Edoni duhet lënë më i qetë appeared first on Telesport.
