Arsenal po ecën hap pas hapi me Manchester City dhe synon të mbrojë titullin kampion në Premier League. Pas fitores 1-0 në transfertë ndaj Nottingham Forest, rezultat që e ngjiti skuadrën londineze në vendin e dytë, vetëm tri pikë pas “qytetarëve”, portieri David Raya, theksoi se kampionët në fuqi ruajnë të njëjtën uri për fitore që shfaqën sezonin e kaluar.
“E dimë shumë mirë që e fituam kampionatin, por kjo i përket së shkuarës, ishte sezoni i kaluar. Këtë vit kemi po atë uri për sukses, ndaj duhet të qëndrojmë plotësisht të përqendruar dhe të luftojmë në çdo fushë,” u shpreh portieri spanjoll.
Raya shpjegoi se ai merr pjesë rregullisht në stërvitjet e skuadrës për zotërimin e topit, në mënyrë që të jetë i përgatitur përballë kundërshtarëve që ushtrojnë presion të lartë.
“Trajneri Arteta na kërkon të marrim rreziqe për të kaluar vijën e parë të presionit. Kështu që, qoftë duke menaxhuar topin në këmbët e mia, apo duke zbatuar stilin e lojës së skuadrës, ndihem plotësisht komod“, tha Raya.
The post Raya: Kemi ende të njëjtën uri për sukses si vjet, betejë deri në fund për titullin dhe trofetë e tjerë appeared first on Telesport.
