Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se, nëse është dëshira e familjes së Ratko Mlladiqit që ai të varroset në Serbi, gjithçka do të organizohet në mënyrë të dinjitetshme, njofton RTS. Tani për tani, thotë ai, nuk dihet asgjë – të gjitha janë spekulime mediatike.
Vuçiq sot pretendoi se Haga donte që Ratko Mlladiq të vdiste prapa grilave.
„Ne tani pamë se Haga donte vdekjen e Mlladiqit prapa grilave, ata nuk donin të lejonin që gjenerali të vdiste në Serbi, të vdiste aty ku donte, kjo është një sjellje anticivilizuese, sjellje pa precedent dhe pa asnjë arsyetim“, tha Vuçiq.
Ai theksoi se janë dërguar ekipe për të ndihmuar rreth të gjitha çështjeve logjistike. „Për momentin nuk mund të me thënë asgjë më shumë sepse nuk kemi marrë asgjë nga Haga“, shtoi Vuçiq.
Ai tha gjithashtu se janë liruar të gjithë ata që ishin të akuzuar për krime ndaj serbëve – nga Ante Gotovina deri te Naser Oriqi.
„Të gjithë ata që morën pjesë në krime kundër serbëve në hapësirat e Jugosllavisë gjithmonë i kanë liruar… Ata që morën pjesë në përndjekje në ‘Oluja’ (Stuhia), nga Ante Gotovina e deri te të tjerët. Është liruar edhe Naser Oriqi, pavarësisht se kishin dëshmi se kishte marrë pjesë personalisht në vrasjen e Sllobodan Iliqit“, tha Vuçiq.
Sot, thotë ai, do të maten emocionet edhe në Republikën Serbe edhe në Serbi. /Kosovapress.
The post Reagimi i parë i Vuçiqit pas vdekjes së Ratko Mlladiqit appeared first on Alsat.
