Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi emocional në rrjetet sociale. Në një postim të ndarë me ndjekësit e saj, ajo ka shprehur ndjenja të përziera, duke treguar se ndonjëherë as vetë nuk e di si ndihet.
“Më keni pyetur shumë si jam. Ndonjëherë pyes dhe veten si jam. Dhe nuk e di si ndihem. Unë vetëm e di që kam një boshllëk brenda meje. Dhe nëse shikoj brenda vetes, shoh ngjyrën e zbrazëtisë,” – ka shkruar ajo.
Ajo e cilëson këtë ndjesi si diçka të çuditshme, duke treguar se ndonjëherë arrin ta ndihmojë veten, e ndonjëherë jo. Në fund, Egli pranon se në këto momente ka nevojë për ngrohtësinë dhe përqafimet e familjarëve dhe miqve të saj.

