Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur për Sky pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Atalantës, të fituar 2-3.
I kenaqur me qëndrimin e ekipit ne fushe? “Ndeshje e kompletuar, vuajtëm por edhe dolëm mirë perpara. Kishte shumë lëvizshmëri, krijuam probleme edhe me topa të gjatë. U desh të vuanim, vazhdojmë të kemi mungesa dhe kjo nuk na lejon të luajmë në mënyrën më të mirë. Ne kishim nevojë për një ndeshje si kjo dhe ajo erdhi kundër një ekipi që sjell shumë intensitet.
Mbappe? “Problem muskulor, do të vlerësohet nesër”.
Reali bëri presion në të gjithë fushën: e përgatitët kështu? “Ne e përgatitëm kështu, nuk donim ta mbanim bllokun të ulët për të mbajtur larg dy anësorët. Një ndeshje me intensitet të madh, Atalanta kërkon këtë lloj loje”.
Ekipi në rritje: a premton mirë? “Duhet të mberrijme gjallë në Krishtlindje, kemi pasur shumë lëndime. U kthye Vinicius, Camavinga vjen javën e ardhshme dhe Alaba në janar. Me skuadrën e plotë do të jemi në gjendje të konkurrojmë më mirë.”
Gasperini gjithashtu ka folur pas ndeshjes: “Urimet duhet të shkojnë për të gjithë lojtarët në fushë. Ata luajtën pa truke dhe humbje kohe, ata nderuan sportin më të bukur në botë që është futbolli, pa vjedhur penallti apo simuluar diçka tjetër siç ndodh shpesh në ndeshjet e tjera. Ata te cilët ishin në stadium panë se çfarë ndeshje e mrekullueshme ishte”.
Çfarë përparimi keni bërë gjatë muajve të fundit? “Gushti ishte një muaj i vështirë, ne ishim shumë të crregullt, pjesa e parë e sezonit ishte e komplikuar për ne, pastaj ekipi u rrit”.
Mendimet për shansin e Reteguit? “Barazimi do ta kishte pasqyruar më mirë ndeshjen. Në fund Real Madridi fitoi, nuk pati fat apo fat të keq, do të thotë se na duhet një presje shtesë”.
The post Real Madrid, Ancelotti: “Duhet të arrijmë gjallë deri për Krishtlindje sepse më pas…” Gasperini: “Nderuam futbollin, por mungon presja” appeared first on Telesport.
