Real Madridi ka triumfuar 3-2 ndaj Atalanta-s ne Bergammo në kuadër të ndeshjes së gjashtë në fazën e grupit të Champions ne nje sfide qe pati 5 gola, raste, demtimi i Mbappe por edhe nje mundesi e arte e pashfrytezuar nga Retegui ne sekondat e fundit per 3-3.
Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, me Los Blancos duke respektuar kundërshtarin. Por, vetëm dhjetë minuta kaluan dhe Kyalina Mbappe kaloi madrilenët në epërsi me një asistim të Brahim Diaz.
Mirëpo, francezi ishte i pafat, shkaku që pësoi lëndim në minutën e 36-të dhe në vend të tij u fut Rodrygo. Atalanta mori shumë zemër dhe ia doli të këndellej, duke ofruar më shumë nga loja e tyre.
Kështu, Charles de Ketelaere shënoi nga penalltia në minutën e 45+2-të, për t’i barazua shifrat në 1-1. Në 45 minutat e dytë pati edhe më shuam dramë, pasi u shënuan edhe tri gola të tj era. Vinicius Junior riktheu epërsinë e madrilenëve, kur shënoi për 2-1 në minutën e 56-të.
Tre minuta më vonë, Jude Bellingham me një kalim të bukur e bëri rezultatin 3-1 për mysafirët. Por, Atalanta i dridhi mbretërit, kur shënoi nëpërmjet Ademola Lookman në minutën e 65-të. Pikerisht Lookman dha pasimin e arte per Retegui qe i vetem perpara porte nuk e devijoi ne gol.
Real Madridi ia doli të mbahej për të siguruar tri pikë dhe për të shpresuar që të kalojë këtë fazën direkt dhe jo nga faza e play-offit. Real Madridi aktualisht është në vendin e 17-të me nëntë pikë, ndërsa në ndeshjen e shtatë përballet me RB Salzburgun.
The post Retegui fal Realin në fund, merr frymë Ancelotti & Co duke rihapur diskutimin kualifikim (VIDEO) appeared first on Telesport.
