Pas zërave të fundit në medie të ndryshme për një ofertë prej 200 milionë eurosh të Real Madridit për Michael Olise, vetë klubi madrilen ka reaguar pak më parë përmes një komunikate zyrtare.
“Në përgjigje të raporteve në media të ndryshme në lidhje me interesin e supozuar të klubit tonë për lojtarin e Bayern Munich, Michael Olise, Real Madrid CF dëshiron të deklarojë se nuk ka pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me lojtarin e lartpërmendur, përfaqësuesit e tij ose askënd në rrethin e tij.
Real Madrid gjithashtu dëshiron të theksojë marrëdhënien e shkëlqyer institucionale që mban me Bayern Munich, me të cilin ndan një histori të gjatë respekti, bashkëpunimi dhe admirimi të ndërsjellë, dhe shpreh keqardhje për përhapjen e spekulimeve që nuk korrespondojnë me realitetin.
Të dy klubet kanë ruajtur gjithmonë një marrëdhënie të bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë, gjë që reflektohet, ndër të tjera, në bindjen e përbashkët se çdo interes i mundshëm për një lojtar që i përket klubit tjetër duhet të trajtohet së pari midis vetë klubeve, në përputhje me parimet e besnikërisë institucionale që kanë qeverisur historikisht marrëdhëniet midis Bayern Munich dhe Real Madrid”, thuhet mes të tjerash në reagimin zyrtar të “Los Blancos”.
The post Real Madrid detyrohet të dalë me një komunikatë zyrtare për Michael Olise appeared first on Telesport.
