Real Madrid do të luajë nesër në transfertë ndaj Real Betis, sfidë e vlefshme për javën e 4-të në La Liga. “Los Blancos” do të jenë me 7 mungesa të rëndësishme për këtë takim, shkak dëmtimesh.
Sipas “Mundo Deportivo”, Real Madridi do të jetë pa Aurelien Tchouameni, Endrick, Eder Militao, Rodrygo, Ferland Mendy, Raul Asencio dhe Thiago Pitarch.
Ndeshja ndaj Betis mund të jetë një shans i madh për Sergio Martinez, i transferuar në ditën e fundit të merkatos nga Racing Santander.
Mesfushori 19-vjeçar ishte planifikuar fillimisht për Real Madrid Castilla, por tani po stërvitet me ekipin e parë dhe mund të debutojë ensër me fanellën e parë të Real madrid, për shkak edhe të mungesave të shumta.
The post Real Madrid me shtatë mungesa ndaj Betis, shansi artë për blerjen e ditës së fundit appeared first on Telesport.
