Real Madrid ka marrë fitoren e pestë rresht në La Liga. Sot, “Los Blancos” fituan 0-3 në transfertë ndaj Valencia, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të. Sfida në “Estadio de Mestalla” u zhbllokua në minutën e 28-të.
Fillimisht, Kylian Mbappe pengohet në zonë dhe arbitri jep goditje dënimi, të cilën e ekzekuton vetë sulmuesi francez. Goditja e tij përplaset në mur dhe aty shfaqet Federico Valverde, i cili e dërgoi në rrjetë me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë.
Në minutën e 36-të, zrbitje e shpejtë e “Los Blancos” në zonën kundërshtare dhe gjejnë golin e dytë me Arda Guler. Turku shënoi me një goditje të lehtë brenda zonës, pas pasimit të Jude Bellingham, edhe pse i devijuar disi nga mbrojtësi kundërshtar.
Pjesa e parë mbyllet 0-2 për madrilenët. Goli i tretë erdhi në minutën e 75-të, ku ishte radha e Kylian Mbappe për të shënuar, pas asistit të Arda Guler.
Vendasit e mbyllin takimin me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Jose Gaya në minutën e 79-të, ëpr ndërhyrjen e rrezikshme në mesin e fushës ndaj Mbappe. Real Madrid fiton 0-3 dhe barazon Barcelonën me 30 pikë në krye, vetëm se katalanasit do të përballen nesër në mbrëmje ndaj Atletico Madridit.
The post Real Madrid në super formë, vjen fitorja e radhës në transfertë (video) appeared first on Telesport.
