Real Madrid e nis me fitore sezonin e ri në La Liga, pasi mundi 1-2 Espanyolin në një transfertë shumë të vështirë, ku goli i fitores erdhi vetëm në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Madrilenët e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 10-të, ku pas një krosimi perfekt të Arda Guler, ishte Jude Bellingham ai i cili dërgoi me kokë topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Në minutën e 30-të, Espanyol që kishte disa minuta që po dominonte lojën dhe po kërkonte golin e barazimit, e gjeti atë falë një aksioni të gjatë, të finalizuar me sukses nga Alex Calatrava, pas asistit të Javier Hernandez. SHIKOGOLIN
Në minutat në vijim, madrilenët patën dy mundësi të mira shënimi me Kylian Mbappe, por që francezi nuk arriti t’i finalizonte në mënyrën e duhur. Pjesa e parë mbyllet 1-1.
Pjesa e dytë nis më mirë për Real Madridin. Në minutën e 53-të, Bellingham godet me kokë pas topit të ardhur nga këndi, por prekja e portierit të Espanyol e më pas traversa, i thonë “jo” golit të dytë të anglezit.
Në minutën e 62-të, Vinicius Junior rrëzohet në zonë dhe pretendon penallti, arbitri vazhdon lojën. Në minutën e 64-të, del Arda Guler dhe debuton transferimi më i shtrenjtë në historinë e Real Madridit, Yan Diomande.
Në minutën e 77-të, Valverde i afrohet golit, por goditja e lehtë e uruguajanit përplaset në shtyllën e jashtme. Goli i avantazhit për madrilenët do të vinte në minutën e 90-të, ku ishte sulmuesi i transferuar këtë verë Carlos Espi, i futur si zëvendësues në pjesën e dytë, i cili ndoqi aksionin deri në fund dhe dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Rezultati final, Espanyol 1-2 Real Madrid.
The post Real Madrid vuan shumë, transferimi surprizë i verës nderon Mourinhon në transfertën katalanase (video) appeared first on Telesport.
