Pas humbjes në derbi ndaj Atlético Madridit, tensionet te Real Madridi janë shtuar edhe jashtë fushës. Klubi ka vijuar përplasjen me disa përfaqësues të mediave spanjolle, duke vënë sërish në shënjestër Juanma Castaño, drejtuesin e “El Partidazo” në “Cadena COPE”.

Pas një komunikate zyrtare të publikuar të martën, të enjten Real Madridi publikoi në rrjetet sociale një video ku përfshihen disa polemika që kanë përfshirë gazetarin ndër vite.

Përplasja nisi pasi Castaño e krahasoi “Real Madrid TV” me gazetën “Gara” gjatë një deklarate të tij. Gazetari më pas kërkoi publikisht falje për këtë krahasim, por kjo nuk e ndaloi reagimin e ashpër të klubit.

Real Madridi vendosi ta çojë më tej përplasjen, duke përdorur drejtpërdrejt kanalet zyrtare të klubit dhe duke e bërë konfliktin publik përpara një audience prej qindra, miliona ndjekësish.

Gjatë presidencës së Florentino Pérez, klubi ka pasur edhe më parë përplasje me gazetarë dhe media që i ka konsideruar armiqësore. Kësaj radhe, publikimi i një videoje të drejtpërdrejtë ndaj Castaños përbën një tjetër përshkallëzim të konfliktit.

The post Real Madridi, luftë e hapur me mediat. Sulm i ri me një video në rrjetet sociale appeared first on Telesport.