Barazimi 1-1 ndaj Holandës nuk e zbeh entuziazmin në Gjermani për debutimin e Jürgen Klopp në stolin e kombëtares. Në qendër të vëmendjes janë sidomos qëndrimi dhe intensiteti i skuadrës.
Edhe Lothar Matthäus, zakonisht kritik, e vlerësoi trajnerin e ri: “Klopp ka futur një shpirt luftarak te skuadra dhe lojtarët iu përgjigjën mirë. Ishte një fillim i mirë. Mund të jemi të kënaqur me rezultatin dhe qëndrimin”. Megjithatë, sipas tij, ka ende hapësirë për përmirësim.
“Sport Bild” shkroi: “Kombëtarja gjermane po lufton me shumë më tepër vendosmëri sesa në dështimin e kësaj vere dhe, mbi të gjitha, lojtarët po luftojnë sërish për njëri-tjetrin”. “Welt” theksoi: “Një gjë është e sigurt pas ndeshjes së parë ndërkombëtare të Klopp; ai ka aftësinë të bëjë diferencën”.
Ndërsa “Bild” vlerësoi presingun e lartë, agresivitetin dhe sakrificën: “Klopp tashmë e ka zgjidhur problemin më të madh të Botërorit”. E vetmja notë negative ishte Marc-André ter Stegen, i rikthyer pas 473 ditësh. Në pjesën e parë kompletoi vetëm 9 nga 16 pasime, por në të dytën bëri disa pritje vendimtare.
The post Klopp bind në debutim. Nga Matthäus te mediat, elozhe për trajnerin e Gjermanisë appeared first on Telesport.
