Barazimi 1-1 ndaj Gjermanisë lë përshtypje pozitive te Virgil van Dijk, sidomos për paraqitjen e Holandës në pjesën e dytë: “Besoj se edhe ne dhamë maksimumin. Në pjesën e parë luajtëm mirë vetëm në disa momente, por jo në nivelin tonë më të mirë. Në të dytën luajtëm mirë. Sipas meje, goli i barazimit ishte i merituar, ndoshta edhe më shumë. Gjithsesi, morëm një pikë dhe vazhdojmë përpara”.
Kapiteni holandez vlerësoi edhe idetë e trajnerit të ri Xavi: “Të luajmë me posedim, të ushtrojmë presion, të ndryshojmë markimet, të marrim përsipër rreziqe, sidomos në presing, dhe ta rikuperojmë topin sa më shpejt. Mendoj se synimi është ta shijojmë jetën, por me pasion dhe, mbi të gjitha, së bashku. Ai arrin ta përcjellë shumë mirë këtë ide”.
Van Dijk kundërshtoi anulimin e golit të tij: “Mendoj se nuk duhej të anulohej, sepse Brian ishte përpara portierit dhe nuk bëri absolutisht asgjë”. Ai përmendi edhe dy episode të tjera të diskutueshme.
The post Van Dijk vlerëson idetë e reja të trajnerit Xavi, por proteston: Goli im nuk duhej anuluar appeared first on Telesport.
