Mediat spanjolle raportojnë se Real Madrid po ndjek me shumë interes Riccardo Calafiori-n, mbrojtësin italian që po shkëlqen në sezonin e tij të parë me Arsenal-in.

“Topçinjtë” paguan 45 milionë euro për kartonin e tij te Bologna verën e kaluar dhe nga perfomancat e italianit duket se është një investim që ia ka vlejtur.

Real Marid e pëlqen shumë 22-vjeçarin, që luan si në qendër të mbrojtjes ashtu edhe në krahun e majtë, por e di mjaft mirë që do e ketë shumë të vështirë të arrijë marrëveshjen me Arsenal-in.

Mediat spanjolle raportojnë se e vetmja mënyrë që Arsenal të heq dorë prej italianit është një ofertë e pakundërshtueshme. Deri tani përflitet për shifrën 80 milionë euro që Reali është i gatshëm të paguajë për italianin. Gjithsesi, interesimi i madrilenëve është ende në fazën fillestare dhe mbetet për t’u parë si do shkojnë bisedimet mes dy klubeve.

The post Reali i fiksuar pas Calafiori-t, gati të bëjë “çmendurinë” për italianin appeared first on Telesport.