Pas deklaratave të fundit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmet në lidhje me regjistrimin e popullsisë, kanë reaguar nga VLEN. Nga VLEN thonë se pushteti i kaluar ka bërë pazare në kurriz të diasporës shqiptare.
“Ali Ahmeti, mërgata meriton përgjigje, me çfarë marrëveshje i tradhtove? Pas një heshtjeje të gjatë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, më në fund vendosi të flas. Të thuash se “regjistrimi ishte në kuadër të marrëveshjeve” është jo vetëm pranim publik i përgjegjësisë, por edhe dëshmi tronditëse e pazareve që janë bërë mbi kurrizin e diasporës shqiptare. Kjo deklaratë nuk është sqarim, por skandal. Prandaj, Ali Ahmeti duhet të përgjigjet qartë: Cila ishte ajo marrëveshje? Me kë e ke bërë? Në emër të kujt? A ishte kjo marrëveshje për të fshirë mërgatën shqiptare nga regjistrat zyrtarë? Nëse po, atëherë duhet të thuhet hapur. Mërgata meriton përgjigje dhe përgjegjësia është e pashmangshme”, thonë mes tjerash nga VLEN.
