Humbja 0-1 ndaj Feyenoord në Champions League është lënë pas krahëve nga Milan, që përgatitet për sfidën e radhës, atë të së shtunës ndaj Verona. Mesfushori Tijani Reijnders, ka analizuar humbjen.

Ne lejuam kundërsulmet dhe e dinim që ishin të rrezikshme. Për fat të keq, ajo që vendosëm në fushë në atë ndeshje nuk ishte e mjaftueshme për të fituar”, shpjegoi mesfushori i Milan.

Më tej, duke folur për sfidën e radhës në kampionat dhe idesë që kuqezinjtë të luajnë me katër sulmues, siç ndodhi në Holandë, ai shtoi: “Nuk mendoj se ishte problemi, mendoj se nuk ishim mjaftueshëm të mirë, na mungonte agresioni“.

Si mesfushor duhet ta kontrolloj më shumë lojën, por kam ende lirinë për të shkuar dhe sulmuar. Duhet ta kisha bërë më shumë, ndaj duhet të rishikoj lojën time. Ata që kanë ardhur në merkaton e janarit duan të luftojnë si ne dhe të tregojnë cilësitë e tyre”, tha Reijnders.

The post Reijnders: Koha për të fituar në kampionat, nuk e kam problem të luajmë edhe me 4 sulmues appeared first on Telesport.