Në prag të ndeshjes së sotme gjysmëfinale të Champions League mes PSG dhe Arsenal foli për mediat edhe mesfushori Declan Rice. Ai i rikthehet sfidës së parë në Londër, ku francezët fituan 1-0.
“Në 15 minutat e para të ndeshjes së parë, goli i PSG na befasoi pak. Dhjetë minuta para fundit patëm një rrëmujë të vogël dhe ata goditën traversën. Jemi vërtet të bindur se mund të bëjmë diçka këtu”, tha Rice.
Më tej, mesfushori anglez shtoi: “Mendoj se duhet të kesh besim të plotë te vetja dhe skuadra dhe ne si grup e kemi patjetër këtë. Ne besojmë se mund t’ia dalim mbanë sot në Paris
“Nëse jemi versioni më i mirë i vetes tonë mund ta bëjmë të mundur ëndrrën tonë, të dalim në finale. Ne ia dolëm mbanë ndaj Real Madrid dhe besojmë se mund ta përsëritim atë sukses”, tha Rice.
The post Rice: Të bindur se mund të fitojmë, ndaj PSG të përsëritim atë që bëmë ndaj Real appeared first on Telesport.
