Qeveria ka miratuar vënien në funksion të sistemit të kontrolleve të përbashkëta kufitare “One Stop Shop” me Republikën e Shqipërisë, duke përmbyllur procesin e zbatimit me të gjitha shtetet fqinje jo-Shengen. Sipas zëdhënëses së Qeverisë, Venera Azizi, për finalizimin e plotë të marrëveshjes mbetet vetëm nënshkrimi ndërmjet ministrive të brendshme. Përndryshe, gjatë vitit 2025, në këto pika kufitare janë regjistruar mbi 4.5 milionë udhëtarë, prej të mbi 2.3 milionë vetëm në pikën kufitare Qafë Thanë.

“Zbatimi i sistemit fillimisht do të nisë në pikën kufitare Qafë Thanë, ndërsa më pas do të zgjerohet edhe në pikat e tjera kufitare me Shqipërinë. Kjo do të mundësojë kalim më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të sigurt të kufirit shtetëror, veçanërisht gjatë sezonit veror kur rritet ndjeshëm frekuenca e udhëtarëve dhe kur në të kaluarën qytetarët shpesh kanë ngritur shqetësime për pritjet e gjata në pikat kufitare”, tha Venera Azizi.