Roma e drejtuar nga Claudio Ranieri ka fituar 1-0 ndaj Cagliari-t në “Olimpico”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie A. Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e dytë.

Ishte Artem Dovbyk, i cili zhbllokoi rezultatin me golin e tij në minutën e 62-të, që erdhi pas krosimit nga goditja e këndit. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Roma fiton 1-0. SHIKOGOLIN

Pas kësaj fitoreje, verdhekuqtë renditen në vendin e shtatë me 49 pikë, dy pikë më pak se rivali i tyre i përjetshëm, Lazio, që renditet në vendin e gjashtë, vend që të kualifikon në Kupat e Europës.

The post Roma e Ranierit merr fitoren e gjashtë rresht në Serie A, Cagliari “viktima” e radhës (video) appeared first on Telesport.