Cristiano Ronaldo ishte sërish në qendër të një momenti provokimi gjatë ndeshjes së Al Nassr, pasi tifozët nga tribuna thërrisnin “Messi! Messi! Messi”. Në fitoren 4-2 ndaj Al Shabab, skuadra e Jorge Jesus iu afrua edhe më shumë titullit në Arabinë Saudite dhe tani do të përballet me Al Hilal në ndeshjen e radhës.
Ronaldo, i cili ka shënuar 971 gola në karrierë, përfshirë 26 këtë sezon, nuk mbeti indiferent. 41-vjeçari u kthye nga tifozët, fillimisht i irrituar, më pas reagoi duke “kërcyer” (bërë dirigjentin e koreve) me ta dhe ironizuar, madje edhe ngritur gishtin e madh në mënyrë sarkastike.
Disa lojtarë kundërshtarë ndërhynë për ta qetësuar dhe për ta rikthyer në lojë. Pavarësisht kësaj, Ronaldo vazhdon sezonin e fortë me Al Nassr, që synon titullin dhe finalen e AFC Champions League, më 16 maj kundër Gamba Osaka.
Cristiano Ronaldo is such a vibe🤣🤣🤣💛
— The Nassr Tribune™️ (@AlNassrTribune) May 7, 2026
The post Ronaldo provokohet nga tribunat me kor për Messin, portugezi reagon i irrituar (video) appeared first on Telesport.
