Ish-presidenti i i Inter, Massimo Moratti, ka zbuluar sot në një intervistë se rreth 20 vite më parë, kur drejtonte pikërisht zikaltërit, i është dhënë mundësia që të ishte në krye të një tjetër klubi të madh më Itali, Napoli. Kjo ndodhi kur Napoli ishte në mes të një krize financiare e falimentimi.

Kur klubi falimentoi dhe u vendos që duhej të rifillonte në Serie C, një president që ishte koleg i imi në Serie A më zgjoi pothuajse në agim për të më thënë se ishte mundësia ime e shkëlqyer për të investuar në jug të Italisë, për të rilançuar atë klub historik“, rrëfen Moratti.

Nuk hezitova ta refuzoja: E njoh atë qytet, atë bazë tifozësh dhe ata nuk mund ta meritonin një president që nuk do të drejtont e një klub si Napoli, duke i kushtuar gjithë kohën dhe pasionin e tij. Unë kisha Inter dhe nuk mund ta shpërqendroja veten me asgjë tjetër”

, tha Moratti.

Kështu, ndodhi mbërritja e Aurelio De Laurentiis dhe fillimi i ringjalljes së Napolit, nga niveli i tretë në dy tituj kampionë. “De Laurentiis e shndërroi një pasion në një biznes. Unë kurrë nuk isha i aftë për të; isha i dobët: Nuk do të kisha arritur kurrë të përfundoja një afat kalimtar pa blerë një lojtar të shkëlqyer. Por ndoshta ai është personi që e kuptoi vërtet se si funksionon bota e futbollit“, tha Moratti.

The post Rrëfehet Moratti: Kur isha president i Inter më ofruan të drejtoja edhe Napoli, ja si reagova appeared first on Telesport.