Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, i pranishëm në “Gran Galà del Calcio”, foli për largimin e drejtorit sportiv Piero Ausilio, por edhe për interesimin e Barcelonës gjatë ditëve të fundit të gushtit.
“Barcelona? Kur vijnë këto oferta dhe këto telefonata, gjithmonë të bëhet qejfi, sepse një futbollist punon për të qenë në majë. Zërat ishin të vërtetë, por unë i kam idetë shumë të qarta. Desha të qëndroja këtu me shokët e skuadrës dhe me këto tifozë të mrekullueshëm. Do të qëndroja këtu përgjithmonë dhe, për sa kohë që më duan dhe do t’i shërbej kësaj skuadre, do të qëndroj këtu.
Interi për mua është gjithçka: krenari, lumturi dhe dëshirë për të vazhduar. Kam zgjedhur edhe një herë të qëndroj këtu dhe dua të bëj gjëra të mëdha me Interin.
Ausilio? Më vjen jashtëzakonisht keq. Ishte ai që më transmetoi besimin dhe më bëri të besoja te projekti. Do t’i jem gjithmonë mirënjohës”.
The post Lautaro: A më donte Barcelona? Zërat ishin të vërtetë, por Interi për mua është gjithçka appeared first on Telesport.
