Kjo fundjavë gushti po shoqërohet me një fluks të madh mjetesh në Rrugën e Kombit.
Më problematik është segmenti nga Rrësheni në Milot dhe në drejtim të Lezhës.
Dyndja e shqiptarëve të Kosovës drejt bregdetit ka krijuar radhë të gjata automjetesh që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të shtune.
E vështirë është edhe për punonjësit e policisë rrugore, të cilët mundohen të ndihmojnë sado pak për qarkullimin e mjeteve.
Trafiku është rënduar më shumë edhe për shkak të mbylljes së Ures së Milotit në fund të muajit korrik pas dëmtimeve të pësuara.
The post Rrëshen–Milot, trafik i rënduar: Qytetarët e Kosovës bllokohen deri në 3 orë për vetëm 17 km appeared first on Alsat.
