Real Madridi debuton në Ligën e Kampionëve ndaj Olimpik Marsejës në stadiumin “Santiago Bernabéu”, me objektivin për të shmangur gabimet e sezonit të kaluar, kur u detyrua të kalonte nga një “play-off” të lodhshëm kundër Man. Sitit.
Për trajnerin Çabi Alonso, ky grup duhet mbyllur shpejt dhe pa drama, duke fituar sidomos ndeshjet në shtëpi.
Formacioni i mundshëm:
Portieri: Kurtua është i padiskutueshëm, Lunin pritet të ketë hapësirë vetëm në Kupën e Spanjës.
Mbrojtja: Trent në të djathtë, Karreras në të majtë, ndërsa Militao dhe ish-mbrojtësi i Burnemautit do të formojnë qendrën, me Asension që mbetet në pritje.
Mesfusha: Valverde rikthehet si titullar, pas pushimit në La Liiga dhe do formojë treshen me Tçuamenin dhe turkun Gyler. Seballos e nis nga stoli.
Sulmi: Mastantuono pritet ta nisë në krahun e djathtë, Mbape në qendër, ndërsa në të majtë është dilema mes Vinisius Jr dhe Rodrigo.
The post Rrugëtimi në Champions, ja se si do të rreshtohet Reali përball Marsejës appeared first on Alsat.
