Edhe pse Manchester City nuk po kalon një moment të mirë, me 4 humbje radhazi, mbrojtësi portugez Ruben Dias mendon se kampionët e Premier League do ta kalojnë këtë krizë.

Sipas mbrojtësit 27-vjeçar, 14 ndeshje këtë sezon me “citizens”, kjo nuk është hera e parë që ekipi ka patur një fillim të vështirë të sezonit. Madje, dy sezone më parë, arriti të fitojë “tripletën”.

Unë do të thosha, ju lutemi dyshoni tek ne. Dyshoni tek ne, jeni të mirëpritur ta bëni këtë. Kur fituam tri trofetë dy vite më parë, e quajtët “janari i errët”. Kemi pasur një periudhë të vështirë, por në fund fituam tri trofe”, tha Dias nga kombëtarja.

Ajo që ka rëndësi është se si riktheheni nga këto momente të vështira. Kjo është arsyeja pse ekipi ynë ka fituar kaq shumë, sepse në momentet e vështirësisë, kampionët shfaqen dhe ne qëndrojmë së bashku”, tha Ruben Dias.

The post Ruben Dias: Kemi kaluar edhe më parë momente të vështira, fituam tripletën pas “janarit të errët” appeared first on Telesport.