BDI-ja kërkon nga Prokuroria që hetimi të mos ndalet tek zyrtari i doganave që mori paratë, por të arrijë deri te çdo person politik apo institucional për të cilin ka prova se ka urdhëruar, ndërmjetësuar ose përfituar. “Duhet të hetohet roli dhe çdo lidhje eventuale e Mustafa Dautit, Bilall Kasamit dhe Izet Mexhitit me emërimin e tij, me procedurat për të cilat është kërkuar ryshfeti dhe me interesat që qëndrojnë pas tyre. Nëse këto para nuk kanë qenë vetëm për të, atëherë qytetarët duhet ta dinë: për kë i merrte? Kujt duhej t’ia dorëzonte? Kush qëndronte mbi të? Kush duhej të përfitonte nga ndërhyrja në këto procedura?, thuhet në reagimin e BDI-së./Alsat.mk.
The post Ryshfeti / BDI: Të hetohet i gjithë zinxhiri appeared first on Alsat.
