Me kohën e Mohamed Salah në Liverpool që po i vjen fundi dhe lamtumirën e tij të pritur në “Anfield” në fund të sezonit (pas nëntë vitesh dashurie të dhënë dhe të marrë), 33-vjeçari egjiptian hapet dhe tregon të vërtetën e kësaj lamtumire.
Ai shpjegon arsyet pse donte t’i jepte fund aventurës së tij, pavarësisht se kishte rinovuar kontratën me “reds” verën e kaluar. “Pa hyrë në detaje, nuk po përpiqem të flas shumë për këtë. Sezonin e kaluar nuk isha gati të largohesha sepse, pasi theva rekorde dhe fitova Premier League, nuk do të kishte qenë e drejtë“, tha Salah.
“Por tani, me gjithçka që po ndodh këtë sezon… Nuk do të hyj në detaje specifike, por është si kur flet me veten: ‘E dini çfarë? Është koha. Dua të iki.’ Dhe sigurisht, ka shumë gjëra që ndodhin prapa skenave që njerëzit nuk i dine. Mendoj se tani është koha e duhur. Jam në paqe me këtë vendim“, tha egjiptiani.
“Kjo është gjëja e duhur për të bërë tani, më jep qetësi shpirtërore. Ky sezon ka qenë i vështirë për të gjithë ne dhe nuk dua të them shumë më tepër për këtë“, tha Salah, që nuk përmend emra kur u pyet se çfarë shkoi keq, duke anashkaluar edhe marrëdhënien e tij kritike me Arne Slot.
The post Salah: Shumë gjëra kanë ndodhur te Liverpool këtë sezon, është koha për t’u larguar appeared first on Telesport.
