Maurizio Sarri ka folur sërish për aventurat e tij te Chelsea dhe Juventusi, duke lënë të kuptohet edhe planet e tij të ardhshme. “Doja të kthehesha në Itali, sepse situata te Chelsea nuk ishte e lehtë, – shpjegoi ish-trajneri i Juventusit për gazetën “The Sun”.
– Sidoqoftë, rezultoi se bëra gabim. Do të kishte qenë më mirë të kisha qëndruar atje. Anglia është niveli më i lartë për lojtarët, skuadrat, klubet, stadiumet, tifozët, për gjithçka. Prandaj, do të më pëlqente të kthehesha në Premier League. Tani jam gati t’ia filloj përsëri. Nuk e di ende se ku, por unë dhe stafi jemi gati”.
“Gjatë asaj kohe, Abramovich nuk lejohej të vinte në Angli. E takoja vetëm në ndeshjet jashtë vendit, – vijoi Sarri, duke kujtuar kalimin e tij nga Chelsea te Juventusi. – Flisnim në telefon, por jo shpesh. Referenca ime kryesore ishte Marina. Nuk kishte drejtor sportiv, prandaj situata nuk ishte aq e qartë.
U shqetësova pak për situatën te Chelsea, për situatën brenda klubit. Nuk ishte e qartë. I kërkova Marina-s nëse ishte e mundur të kthehesha në Itali dhe ajo i kërkoi Juventusit një shumë për të më liruar. Më thanë që, nëse doja të qëndroja te Chelsea, ishte e mundur.
Në fund të sezonit me Chelsea ishte një përvojë e bukur, arritëm rezultate të mira. U renditëm të tretët në Premier League, arritëm finalen e Kupës së Ligës dhe fituam ‘Europa League’. Luajtëm shumë ndeshje të bukura. Sigurisht që pati dy ose tri katastrofa, si në Manchester kundër City apo në Bournemouth”.
Më pas, disa konsiderata mbi periudhën e tij te Juventusi dhe dëshirën për t’u rikthyer në drejtimin e një skuadre angleze: “Në Torino menaxhova gjithçka në nivelin më të lartë. Fitova kampionatin me Juven, por nuk është e njëjta gjë si Premier League. Nëse do të kisha një skuadër të nivelit të njëjtë, mendoj se mund të bëja edhe më mirë”.
The post Sarri: Bëra gabim që lashë Chelsea-n për Juventusin, do të doja të kthehesha në Premier League appeared first on Telesport.