Kylian Mbappé ende nuk ka gjetur formën maksimale te Real Madridi. Futbolli i tij nuk po përmbush pritshmëritë e krijuara gjatë 7 viteve që veshi fanellën e PSG-së. Në të kaluarën, gjithashtu është e vërtetë, se tifozët e Real Madridit patën dyshime për Zidane. Atëherë, Real Madridi me Del Bosque në stol, e mbështeti fort francezin. Tani historia përsëritet, edhe trajneri italian, shokët e skuadrës e klubi madrilen po i japin mbështetje morale një lojtari të patëmetë në potencial e talent, por që ka nevojë të rifitojë besimin e humbur. Nuk është as hera e parë dhe as e fundit që një yll përballet me sfida të tilla.
Carlo Ancelotti e di mirë se çfarë do të thotë të përballesh me situata ku pritshmëritë rreth një lojtari të caktuar vonojnë të realizohen, ose kur papritmas duket sikur burimi i talentit është tharë. Gjatë karrierës së tij, në periudha të ndryshme, ai ka drejtuar më të mirët në botë. Duke shqyrtuar rastet, historia përmend tre emra: Alessandro Del Piero, Shevchenko dhe Hernán Crespo, të cilët, pavarësisht talentit të tyre për të shënuar gola dhe luajtur mirë, patën momente “jo”.
Crespo; tre muaj për ta gjetur golin me Milanin
Hernán Crespo iu bashkua Milanit në verën e vitit 2004 nga Chelsea. Deri në javën e fundit të nëntorit (24 nëntor) nuk ishte në gjendje të shënonte asnjë gol me ekipin e ri. Atë ditë shënoi dy gola ndaj Shakhtarit. Argjentinasi ishte një garanci për gol, por i duhej kohë për të arritur nivelin e tij të vërtetë te Milani. Ancelotti i dha kohën dhe hapësirën e nevojshme për të rifituar besimin. U desh kohë, por golat erdhën, duke e përfunduar aventurën kuqezi me 17 gola.
Shevchenko; nga asgjëja te golat në gjysmëfinale dhe finale
Shevchenko pati vështirësi pas një operacioni në gju, që e kreu për të korrigjuar një problem të vogël. Ai ishte pika kyçe e Milanit dominues. Në tetor u rikuperua fizikisht, por kishte humbur tërësisht besimin. Kaluan ndeshje dhe tregonte vetëm shenja të vogla të potencialit të tij. Nuk shënoi asnjë gol në 10 ndeshjet e fundit të Serie A. Çfarë bëri Ancelotti? Nuk e hoqi asnjëherë nga formacioni titullar. Rezultati? Goli vendimtar ndaj Interit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe penalltia fituese ndaj Juventusit në finalen e të njëjtit edicion e kompeticion. Ai shënoi vetëm 10 gola atë sezon, por e rifitoi formën në kohë. Një vit më vonë fitoi “Topin e Artë”.
Del Piero dhe dyshimet pas një dëmtimi serioz
Alessandro Del Piero ishte gjithçka për Juventusin, me Ancelottin si trajner, por papritmas ylli bardhezi humbi besimin. Një dëmtim në fund të sezonit e detyroi ta përfundonte pjesën e parë të Serie A pasuese me vetëm 2 gola, një gjë e pabesueshme për rekordet e njeriut që konkurronte me Raúl për të qenë ndër më të mirët e epokës së tyre. Terapia ishte bisedat dhe besimi. Në 7 ndeshje pa shënuar gol, Del Piero mbeti në formacionin titullar të Juventusit. Ai e mbylli sezonin me 12 gola. Sfida aktuale e Ancelottit është të rikthejë Mbappéë në top-formë. E gjithë skuadra e Real Madridit po përçon besim ndaj francezit, i cili po has vështirësi në fillimet si madrilen. Sa i përket Ancelottit, ai do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar atë.
The post Ancelotti aplikon terapinë Shevchenko, Del Piero dhe Crespo për ta “rilindur” Mbappé appeared first on Telesport.