Lionel Scaloni do të arrijë të premten, në ndeshjen ndaj Kepit të Gjelbër, kuotën e 100 ndeshjeve si trajner i Argjentinës. Deri tani ai ka drejtuar 99 ndeshje, duke regjistruar 72 fitore, 18 barazime dhe vetëm 9 humbje. Mbi të gjitha, ai ka fituar tre trofetë më të rëndësishëm: Botërorin 2022 dhe Kupat e Amerikës 2021 e 2024, si edhe “Finalissima”.

Ky “jubile” i tij vjen në një Botëror ku Argjentina synon të mbrojë titullin. Triumfi i dytë radhazi do të ishte një arritje historike në futbollin modern, pasi vetëm Italia (1934-1938) dhe Brazili (1958-1962) i kanë fituar dy Botërorë radhazi.

Humbja më e rëndë e Scalonit mbetet ajo 3-1 ndaj Venezuelës në një miqësore të vitit 2019. Lojtarët që ai ka aktivizuar më shumë janë Rodrigo De Paul dhe Lionel Messi, ndërsa ky i fundit është golashënuesi më i mirë i “epokës Scaloni” me 59 gola, i ndjekur nga Lautaro Martínez me 38.

Kontrata e Scalonit skadon në fund të këtij viti. Presidenti i AFA-s i ka ofruar rinovim pa kushte, por trajneri nuk ka marrë ende një vendim. Me 99 ndeshje, ai po i afrohet rekordit të Guillermo Stábile me 124, ndërsa për numrin e trofeve e ka kaluar tashmë legjendën argjentinase.

Los 100 de LS.

The post Scaloni rrumbullakos 100 ndeshje në stolin e Argjentinës, me bilanc fitoresh dhe trofesh të pabesueshëm appeared first on Telesport.