Lajm i keq për Tottenham, i cili humbet një nga lojtarët e tij kryesorë në momentin më vendimtar të sezonit. Xavi Simons ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju që do ta mbajë jashtë fushave për një kohë të gjatë (mendohet 8 muaj).

Mesfushori-sulmues 23-vjeçar pësoi dëmtim gjatë fitores vendimtare 1-0 kundër Wolverhampton në kampionat. Pas një përplasjeje, Simons u shtri në tokë me dhimbje, duke vuajtur dukshëm, përpara se të nxirrej nga fusha me barelë.

Raportet fillestare sugjerojnë një këputje të ligamentit të kryqëzuar, një nga dëmtimet më të frikshme për një futbollist. Vetë lojtari konfirmoi në mënyrë indirekte seriozitetin e situatës, duke postuar një mesazh emocional në rrjetet sociale.

Ata thonë se jeta mund të jetë mizore dhe sot kështu ndihem unë. Sezoni im mbaroi papritur dhe po përpiqem ta përpunoj gjithçka ndodhi. Jam sinqerisht i shkatërruar. Asgjë nuk ka kuptim. Doja vetëm të luftoja për ekipin tim“, tha Simons.

Kjo është një goditje e fortë jo vetëm për Tottenham, që po lufton për të shmangur rënien nga Premier League por edhe për ekipin kombëtar holandez, i cili do të jetë pa një nga talentet e tij më të shkëlqyera për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare.

The post Sezon i mbyllur dhe lamtumirë botëror, talenti holandez: Jam i shkatërruar, asgjë nuk ka kuptim appeared first on Telesport.