Isen Shabani bashkë me kryetarin e ASH-së Arben Taravarin erdhi në Gostivar në mbledhjen Kuvendit të partisë. Shabani që kur shpalli kandidaturën si i pavarur për edhe një mandat si kryetar i Vrapçishtit, paralajmëroi ndarjen me Ziadin Selën.

Por sot u shuan të gjitha dilemat.

Ne e shohim se Aleanca është këtu dhe në së bashku duhet ta bëjmë një.  Unë kam biseduar me degën e Vrapçishtit, të gjithë janë gati për ato dilema që unë kam paraqitur. Sot mora guximin dhe ram dakord që t’i eliminojmë të gjitha dilemat dhe vazhdojmë që Aleanca të jetë sa më e bashkuar”, tha Shabani.

Taravari tha se me shumë gjasa Shabani do të jetë kandidat i ASH-së për kryetar të komunës së Vrapçishtit.

“Isen Shabani ka shpallur kandidaturë të pavarur dhe sot këtu do të kuptohet. Me shumë gjasa Isen Shabani do të jetë kandidat i ASH-së”, shtoi Shabani.

Shabani u prit me duartrokitje nga anëtarësia e cila u uroi mirëseardhje.

Ndryshe, kur ndodhi përçarja e ASH-së, Sela në një anë dhe Taravari në anë tjetër, Shabani qëndroi në krahun e Selës si nënkryetar i partisë, por siç duket është penduar dhe tashmë pozicionohet në krah të Taravarit.